Kryeministri Edi Rama dha mbrëmjen e sotme lajmin e mirë se 24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kryeministri thekson se në aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

“Edhe 24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri

Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 14,040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si gjest solidariteti qeverisë kroate

1,103,690 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit masiv”,– shkruan Rama.