Spanja ka prerë biletën për çerekfinalet e Euro 2020 pas njëfitore të vuajtur mes shumë emocionesh përballë Kroacisë. Skuadra e Luis Enrikes ka triumfuar në shtesa një ndeshje që ka prodhuar 8 gola, duke qenë një ndër më argëtueset e këtij turneu.
Spanjollët e nisën mirë përballë nënkampionëve të Botës duke dominuar në lojë e krijuar raste. Por për çudi, goli i parë do u përkiste kroatëve, pasi Unai Simon nuk kontrolloi një pasim mbrapa të Buskets dhe pa topin të shkonte në rrjetë. Spanjollët reaguan dhe ia dolën që të barazonin me anë të Sarabia para fundit të pjesës së parë.
Edhe në të dytën, iniciativa ishte e tyrja dhe me golat e Azpilikueta dhe Ferran Torres, ndëshkuan çdo gabim të prapavijës kroate. Por ekipi ballkanas nuk u ndal dhe besoi deri në fund se mund të çonte këtë sfidë të paktën deri të barazimi. Kroacia ia doli duke shkurtuar shifrat me Orziç e barazuar me Pasaliç kur regjistrohej minuta e dytë shtesë.
Kështu, për të gjetur çerekfinalistin e radhës u deshën shtesat dhe aty Spanja u kthye të bënte përsëri mirë, për të goditur me çdo rast që iu shfaq. I kritikuari Morata ishte ai që e ktheu përsëri në avantazh ndërsa më pas Ojarzabal çoi shifrat në 5-3 që nuk ndryshuan më edhe pse të dy ekipet kishin raste të tjera që nuk i konkretizuan. Kështu, Spanja kalon turin dhe pret në sfidën e ardhës fituesen e çiftit Francë-Zvicër.





