Teuta fitoi 3 me 1 kundër Tiranës. Ndeshja në “Niko Dovana” i dha 3 pikë durrsakëve në javën e 8 të Superiores. Pas ndeshje foli Nasr, futbollisti egjiptian që u shpall lojtari i ndeshjes.

“Jam shumë i kënaqur, ekipi ka bërë shumë mirë. Kemi punuar shumë mirë. Kur bëjmë golin e parë duhet të jemi të vëmendshëm sepse pësuam sapo shënuam, por pastaj kishim karakter.

Në pjesën e dytë i futëm në presion dhe morëm 3 pikë. Dua të kërkoj hapësirën, e kam më mirë kur kundërshtari është i zgjatur. Këtu trajneri kërkoi diçka pak më ndryshme, atë që thotë trajneri do bëj. Më pëlqen shumë qyteti është si Aleksandria në Egjipt”, u shpreh Nasr.