Granit Xhaka është duke shkëlqyer në Kampionat Evropian te Zvicra.Paraqitja brilante e Xhakës në ndeshjen ndaj Francës, bëri që shumë skuadra të kthenin shikimin te mesfushorin.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Juventusi është duke e menduar seriozisht transferimin e tij. Media italiane bën të ditur se Zonja e Vjetër është e gatshme të bëjë ofertë rreth 20 milionë euro.
Roma është po ashtu në garë për 28-vjeçarin, me këtë të fundit që ka bërë të ditur se i pëlqen kalimi në kryeqytetin e Italisë. Një interesim nga Juventusi mund t’i ndryshojë mendje Xhakës.





