Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca zhvilloi sot një takim me kreun e KED-së, Ervin Pupe.

Soreca shkruan në rrjete sociale se takimi vjen në kuadër të takimeve me kryetarë të institucioneve të drejtësisë.

“Kënaqësi të takoja përsëri Kryetarin e KED-së Z. Ervin Pupe gjatë turit tim të takimeve me kryetarë të institucioneve të #drejtësisë. Me rëndësi të vazhdohet me emërimin nga Gjykata e Lartë të gjyqtarëve të mbetur të Gjykatës Kushtetuese, që të sigurohet pavarësia e saj e plotë,” shkruhet në postimin e delegacionit të BE-së në Tiranë.