Gjykata e Tiranës shqyrtoi sot padinë e djalit të ish-kryministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kundrejt kreut të grupit parlametnar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Berisha i është drejtuar me një kërkesë padi, gjykatës së Tiranës ku akuzon për shpifje Taulant Ballën.
Djali i ish-kryeministrit thotë se postimi në “Facebook” që ka bërë Taulant Balla dhe deklaratat në Kuvend, i kanë shkatuar atij “dëm jopasuror”, ndaj kërkon dëmshpërblim.
Lidhur me këto deklarata, për të cilat Berisha pretendon se janë shpifje në adresë të tij, ai kërkon dëmshpërblimin prej 3 milionë lekësh, si edhe përgënjeshtrimin e deklaratave.
Ndërkohë, trupi gjykues vendosi që çështja të shqyrtohet më 14 shtator ora 14:00, ndërsa për djalin e ish-kryeministrit, gjykata caktoi ekspertë psikologë për të intervistuar Shkëlzen Berishën, lidhur me dëmet psikologjike të shkaktuara nga këto deklarata.





