Komisioni i Ligave dhe Garave është mbledhur dhe ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 9-të e deri në javën e 13-të.
Superiorja do të rikthehet menjëherë pas pauzës nga ndeshjet e ekipeve kombëtare në kompeticionin Nations League.
Sfidat e javës së 9-të të kampionatit do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 19 dhe 20 tetor.
Teuta do të përballet me kampionët në fuqi të Egnatias, në transfertë në “Arena Egnatia”, duke nisur nga ora 14:00.
Java e 10-të e kampionatit elitë do të luhet në fundjavën e 25-26 tetorit. Ndeshja më interesante e kësaj jave pritet të jetë Vllaznia – Partizani.
Java e 11-të e kampionatit do të luhet në mesjavën e 30-31 tetorit, ku spikat klasikja e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia. Java e 12-të do të luhet me 3 dhe 4 nëntor, ndërsa java e 13-të e këtij kampionati do të zhvillohet në fundjavën e 9 dhe 10 nëntorit. Në këtë javë të 13-të do të luhet përballja, Dinamo City– Partizani.