Deputetja Ina Zhupa e ka konsideruar censurë dhe pengim të kryerjes së misionit publik të informimit, moslejimin e mediave gjatë vizitës së presidentit turk Erdogan në Presidencë dhe Kryeministri.

Në një postim në “Facebook”, Zhupa shkruan se lejimi i mediave të huaja në takim dhe ndalimi i mediave shqiptare, është kundër parimeve të transparencës, të drejtës së informimit dhe aksesit të barabartë si dhe cënon lirinë e medias.

Postimi:

Dënoj censurën dhe pengimin e kryerjes së misionit publik të informimit së medias shqiptare në transmetimin e vizitës së presidentit turk nga presidenca dhe kryeministria.
Nuk mund të fshihen në arsye sigurie sepse mediat e huaja kanë hyrë dhe raportojnë nga brenda institucioneve dhe mediat tona shqiptare nuk lejohen.
Kjo sjellje e institucioneve është kundër parimeve të transparencës, të drejtës së informimit dhe aksesit të barabartë si dhe cënon lirinë e medias.
Pushteti do të tregoj me mediat e huaja se sa i hapur është, ndërkohë me mediat shqiptare që e njohin mirë Ramën dhe urdhërat e tij nxjerrin fytyrën e vërtetë të përjashtuesit dhe censuruesit.