Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përfunduar takimin me kreun e shtetit Bajram Begaj.

Sipas axhendës, Erdogan tashmë ka mbërritur në Kryeministri, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Së bashku ata do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ndërkohë që do ketë edhe një takim të nivelit të lartë mes dy delegacioneve.

Pritet që të dy të marrin pjesë në ceremoninë e  inaugurimi të “Xhamisë së Namazgjasë”, ku do jetë prezent edhe kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri.

Më pas Rama dhe Erdogan do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët shtypi.