Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ngritur akuza ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Kjo aleancë e akuzon ambasadorin Soreca se ka pasur një takim me gjyqtaren Vitore Tusha, ditën e seancës për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Sipas pretendimit të Aleancës, ky veprim tregon qartë se Soreca po bën presion ndaj kësaj Gjykate dhe po lobon në mbrojtje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.
Po ashtu Aleanca thotë se nëse pretendimet e tyre janë të vërteta do kërkojnë që ambasadori i BE të shpallet ‘non grata’ në Shqipëri.





