Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi, Albana Vokshi njoftoi se kanë përgatitur një kallëzim penal për disa deputetët të PS-së.

Sipas saj, emrat e deputetëve që listohen në kallëzim kanë penguar punën e komisionit.

Ajo theksoi se kanë kërkuar nga Sekretariati i Etikës që të përjashtojë deputetët që ajo i quajti dhunues: Plarnet Ndreca, Ilir Metaj dhe Erion Braçe.

I kemi dërguar një shkresë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, të fillojë procedurat parlamentare për zëvendësimin e zv.kryetarit dhe sekretarit të komisionit që kanë shkelur rregulloren dhe ligjin për komisionet hetimore. Të paralajmëroi 6 deputetët e tjerë për shkeljet që janë bërë në këtë komision. Të urdhërojë lejimin e anëtarëve të opozitës në Komisionin Hetimor. Komisionet hetimore funksionojnë me ligje të veçanta. 5 deputetët e përjashtuar me firmë të Bushkës të jenë këtu prezent.

Të nisë procedura për marrjen e masave disiplinore për deputetët  dhunues verbale, Plarnet Ndreca, Ilir Metaj dhe Erion Braçe, të nisë masave disiplinor për sekretarin e përgjithshëm dhe gjitha administratës që ka penguar komisionin. Kemi bërë kërkesë në Sekretariatin e Etikës për përjashtimin e deputetëve dhunues për këta deputetë, kemi përgatitur edhe kallëzim penal për këdo që ka penguar hetimin parlamentar”, u shpreh Vokshi.