Anglia arriti të mposhtë Gjermaninë me rezultatin 2-0, duke e eliminuar nga “Euro 2020”.

Pas humbjes, trajneri  Joachim Low tha se ishte i zhgënjyer, teksa “drejtoi gishtin” tek dy futbollistë të kombëtares.

“Shpresonim të arrinim shumë më tepër në këtë kompeticion dhe kishim besim. Në ndeshje si kjo e sotmja, është e domosdoshme që të shfrytëzosh ato pak raste që krijon. Timo Werner dhe Thomas Müller patën raste të pastra, por nuk shënuan dot”, tha Low.