Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një person u plagos me thikë.
Sipas informacioneve, i plagosur ka mbetur një 60-vjeçar, i cili është qëlluar me thikë nga një person pas një konflikti të çastit mes tyre. Policia shton se ka arritur ta arrestojë autorin, teksa i plagosuri është dërguar në spital.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.10.2024, rreth orës 18:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç.
60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.