Esat Mala është prezantuar nga Teuta. 27-vjeçari u largua nga Vllaznia pas katër sezonesh ku u kthye në lider. Më parë në Abissnet Superiore ka luajtur edhe për Partizanin.

Ky është zyrtarizimi i tretë në merkato nga Teuta. Më parë janë prezantuar Fangaj dhe Umejiego.

Njoftimi i Teutës:

“Mirë se vjen në Durrës, Esat Mala! 27-vjeçari i bashkohet Teutës pas një eksperience të gjatë në Abissnet Superiore dhe tashmë do të veshë fanellën blu për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të skuadrës.