Një 75-vjeçar ka vrarë veten me armë gjahu mëngjesin e sotëm në Fier.
Referuar burimeve policore, i moshuari ndodhej në banesë në lagjen “ Qenas” kur ndërmori hapin fatal.
Ende nuk dihen shkaqet që e kanë detyruar të moshuarin të kryejë vetëvrasje.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.