Të gjithëve u ra në sy takimi miqësor dhe i shkurtër që pati Granit Xhaka me trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkoviç. Pas ndeshjes së përfunduar 2 me 0 për Serbinë kundër Zvicrës, kapiteni shqiptar iu drejtua trajnerit serb.

Është vetë trajneri Dragan Stojkoviç, që siç raportojnë mediet serbe ka zbuluar çfarë i tha Granit Xhaka.“Më tha mua se gjithçka ishte në rregull, që ato patën një qëndrim të mrekullueshëm dhe gjithçka shkoi mirë”, u shpreh Dragan Stojkoviç.

Kujtojmë ndërkohë se gjatë ndeshjes atmosfera nuk ishte aspak miqësore. Koret kundër shqiptarëve nuk munguan gjithë ndeshjen, ndërsa nuk pati incidente në fushë.