Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali nga ku mësohet se një 15-vjeçar shqiptar, u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Viktima është identifikuar si Roel Abedoni dhe bëhet me dije se ai humbi jetën pas dy orëve agoni në spital, në Tivoli.

Sipas mediave italiane, makina që e përplasi drejtohej nga një 71-vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar të miturin. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit rezultoi negativ për alkool dhe drogë.