Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, vizitoi sot nga afër ambientet e kopshtit të rindërtuar “Met Hasa”, në Durrës.

Në rrjetet sociale Rama shkruan se kopshti është gati për 150 fëmijë dhe së është një godinë me standarde të larta sigurie, ambiente moderne dhe me kushte më dinjitoze.

POSTIMI I PLOTË:

Durrës – Edhe kopshti “Met Hasa” gati për 150 fëmijë.

Një godinë me standarde të larta sigurie, ambiente moderne dhe me kushte më dinjitoze për fëmijët.

#ShqipëriaeArdhmjaJonë

#SkaKohëPërPushim