Roy Keane beson se Pep Guardiola do të ishte trajneri ideal i Anglisë.Lee Carsley aktualisht është duke menaxhuar skuadrën në një kontratë të përkohshme.Megjithatë, për të konkurruar për trofetë më të mëdhenj, Tre Luanët kanë nevojë për një emër të madh që t’i drejtojë ata. Ata kanë kaluar vite pa fituar trofe nën udhëheqjen e Greth Southgate, pavarësisht se kanë emra të mëdhenj në radhët e tyre.
“Merrni Pep Guardiolën, merrni më të mirin e mundshëm”, ka thënë Roy Keane.“Kontrata e Pep me Manchester Cityn skadon në verë. FA (Shoqata e Futbollit) duhet të zgjedhë trajnerin më të mirë. Nuk e di se çfarë roli do të kenë financat këtu”.“Nëse Lee Carsley nuk është i interesuar dhe tashmë ka një bujë për këtë, atëherë FA është më mirë të merret me të dhe të gjejë një menaxher të përshtatshëm”, deklaroi Roy Keane.