Shqipëria do të luajë sonte në orën 18:00 në Tbilisi, kundër Gjeorgjisë, për llogari të Ligës së Kombeve.
Pas performancës zhgënjyese në Pragë, ku u mposhtëm nga Çekia 2-0, trajneri Silvinjo ka vendosur për herë të parë të heq nga formacioni atë që konsiderohet i paprekshëm.
Elseid Hysaj, i cili aktualisht nuk luan te Lazio, por te Shqipëria është titullar dhe mban shiritin e kapitenit, do të jetë në stol kundër Gjeorgjisë.
Gjithashtu eshe Kumbulla, pas gafës me Çekinë, ka humbur formacionin dhe në vendin e tij do të luajë Ajeti.
Kapiten do të jetë Ismajli, i cili në Europian nuk u aktivizua asnjë minutë nga trajneri brazilian.
Formacioni i Shqipërisë:
Strakosha;
Balliu, Ismjali, Ajeti, Mitaj;
Asllani, Ramadani, Laçi;
Asani, Tuci, Bajrami
Formacioni i Gjeorgjisë:
Mamardashvili,
Kakabadze, Dvali, Kashia, Lokoshvili,
Kiteishvili,
Zivzivadze, Davitashvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze