Mesfushori Kristjan Asllani i dha fitoren Shqipërisë, duke shënuar golin e vetëm në triumfin 0-1 kundër Gjeorgjisë.
Pas ndeshjes, futbollisti i Interit, deklaroi se kuqezinjtë e merituan fitoren, ndërsa tha se golin ia dedikon vëllait.
“U zgjova në mëngjes, edhe i thashë Tosit, më bëj një bluze për ditëlindjen e vëllait. Këtë bluzën do ta mbaj gjithmonë. Ishte ndeshje shumë e vështirë, janë një ekip shumë i organizuar. Sot ishim më agresiv. Patëm minuta që u trembëm pak, por me shpirt dhe karakter ia dolëm. U mbrojtëm shumë mirë, kjo është Shqipëria”, tha Asllani.
Kritikat e fundit – “Kur fiton është mirë, e dimë që ka pasur kritika pas ndeshjes me Çekinë. Jemi të gjithë bashkë, e dinim që do vinim në Gjeorgji për të marrë pikë, në fund ia dolëm. Kur epiket mbyllen shumë, është e vështirë të kalojë topi. Po ndenja shumë kohë pa prek topin nuk jam mirë në fushë. Kuptohemi shumë mirë me Ramadanin”.
Goli – “Tek aksioni i golit pashë që do i vinte topi Tucit, më dha një supertop, për fat të mirë shënova. Unë besoj që të gjithë japim maksimumin. Kur futemi në fushë futemi për të fituar. Sot kemi qenë skuadër, jemi mbrojtur shumë mirë. Ishte e vështirë në një stadium me shumë tifozë. Një Shqipëri me karakter”, u shpreh Asllani për “TV KLAN”.