Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme për ngjarjet kriminale të ndodhura në vend javët e fundit.
I pyetur se si paraqitet kjo situatë ndërkohë që vendi ndodhet dhe në mes të sezonit turistik, Rama është shprehur se trendet janë brenda limiteve, dhe këto ngjare të cilët kanë ndodhur sëfundmi nuk e përcaktojnë dot shkallën e kriminalitetit.
“Nuk jam i shqerësuar në aspektin e trendeve apo aksidenteve. Pasi trendet shikohen përtej 1 apo 2 ngjarjeve. Trendet janë brenda një limiti që përcakton shkallën si kriminaliteti apo aksidentet janë brenda kufijve të arsyeshmes në raport me të përgjithshmen.
Nuk diskutohet që ngjarjet janë tronditëse por për turistët mos kini merak. Atmosfera e një vendi ku medemek turistët nuk mund të vijnë sepse rrezikohen të vriten rrugëve është në ekran e jo në realitet. Fakti tregon se turistët po vijnë e do të vijnë, nuk ka asnjë ndryshim në raport me dëshirën apo prenotimet. Turistët nuk vijnë nga Hëna por nga vendi ku ka dhe problem të vështira dhe 1- 2 ngjarje tragjike nuk përcaktojnë nivelin e sigurisë apo pasigurisë në një vend.
Të mos kalojmë në ekzagjerime se nuk zgjidhim asgjë. Nuk di si policia e shtetit mund të shmangë një aksident që është rezultat i çmendurisë së një individi në rrugë, apo të gjendet pas mesnate në një vend ku dy fqinjë bëjnë sherr. Por patjetër ka për tu përmirësuar. Por një gjë nuk ndryshon dot. Policia e shtetit nuk dënon, reagon dhe çon para gjykatës persona që shkelin ligjin.”- deklaroi Rama.





