Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Los Angeles të SHBA-së, ku tre fëmijë të mitur u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së tyre rreth orës 12:45.
Ishte një pjesëtar i familjes i cili njoftoi policinë duke i thënë se tre fëmijët nuk po merrnin frymë.
Policia mori të pandehur mamanë e dy fëmijëve. Sipas mediave të huaja, në trupin e tyre nuk u konstatuan shenja dhune dhe nuk kanë dhënë një shpjegim për shkakun e vdekjes.
Gjithashtu raportohet se familja nuk ka pasur probleme e nuk ka pasur denoncime për dhunë.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së fëmijëve.





