Ylli i Real Madrid dhe Francës, Kylian Mbappe mbeti jashtë listës së kombëtares për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve, kjo për shkak të një dëmtimi. Kohën e lirë sulmuesi e kaloi në Suedi, ku u pa edhe në një club me miqtë e tij.
Ndërkohë, një raport i RMC Sport ka hedhur akuza të rënda për sulmuesin, me median në fjalë që shprehet se ai po hetohet në Suedi për një rast përdhunimi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Mbappe, që i konsideron lajme të rreme dhe të sponsorizuara nga ish-klubi i tij, PSG, me të cilët janë në gjyq për miliona euro në lojë.
“Është bërë kaq e parashikueshme, vetëm pak kohë para seancës gjyqësore”, shkroi Mbappe në ‘X’.
Për hir të së vërtetës, Mbappe kishte postuar edhe linkun e lajmit që tanimë nuk ekziston. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PSG-së që e quan turp një akuzë për fabrikim të lajmeve të rreme.
“Sinqerisht, është një turp. PSG është përgjegjëse për çdo gjë rreth tij. A ka shënuar ai ndonjë gol (përveç penalltive) me Madridin? Është faji i PSG-së. Ai ka humbur ndeshje me kombëtaren e Francës, edhe pse ai thotë që është, por ai nuk është i lënduar? Është faji i PSG-së. Tani PSG-ja po bën lajme edhe në Suedi. Ta injorojmë dhe ta mbajmë nivelin tonë”, ishte përgjigja e tyre.55 milionë euro është shuma që Mbappe i kërkon PSG-së në bazë të kontratave që ka pasur me klubin, para se të largohej te Real Madrid. Palët janë në gjyq.