Tre liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim online në kudër të të ashtuquajturit “Minishengen Ballkanik”.

Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, të tre udhëheqësit, Rama, Vuçiç dhe Zaev diskutuan ndër të tjera për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve tona, me synimin për të hequr pengesat në katër bazat e lirisë – lëvizjen e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve midis tre vendeve dhe në rajon.