Helikopteri ushtarak që transportonte presidentin kolumbian Iván Duque mendohet se u godit me breshëri armësh.

Sipas mediave të huaja, helikopteri u sulmua mbi një qytet në departamentin e Norte de Santander afër kufirit me Venezuelën të premten.

Banorët kanë treguar se janë dëgjuar dhjetëra të shtëna në drejtim të tij, përpara se të arrinte në mënyrë të sigurt në Aeroportin “Camilo Daza në Cúcuta”.

Presidenti Duque u shoqërua nga ministri i Brendshëm, Daniel Palacios, ministri i Mbrojtjes, Diego Molano, guvernatori i departamentit Norte de Santander, Silvano Serrano dhe disa zyrtarë të tjerë vendas.

Për fat të mirë, askush nga udhëtarët në helikopter ose ekuipazhi i fluturimit nuk u plagos.

Molano të dielën tha se komploti për të rrëzuar helikopterin mund të jetë realizuar nga Ushtria Nacionalçlirimtare, grupi më i madh i mbetur rebel në kombin e Amerikës së Jugut  së bashku me disidentët e Frontit 33 të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) dhe trafikantëve të drogës dhe kriminelë që veprojnë në Norte de Santander.