Thomas Tuchel u emërua trajneri i ri i Anglisë këtë të mërkurë. Gjermani do të fillojë punën nga 1 janari 2025.

Objektivi i Tuchel, do të jetë fitimi i Kupës së Botës, me “tre luanët”.

“FA ka njoftuar se fituesi i Champions League, Thomas Tuchel, është trajneri i ri i Anglisë dhe do të ndihmohet nga trajneri anglez me famë ndërkombëtare, Anthony Barry”, thuhet në një deklaratë të Federatës Angleze të Futbollit.