Në Ballkanin Perëndimor nis sot zbatimi i komunikimit pa roaming dhe për ish-minsitrin e Jashtëm, Ditmir Bushati kjo tregon se bashkëpunimi rajonal sjell përfitime kur ka vullnet politik.

Bushati shkruan në Twitter se është rezultat i prekshëm në kuadrin e procesit të Berlinit ku Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit dhe BE janë lehtësues të këtij procesi.

“Sot është dita e parë e #romanginfree në Ballkanin Perëndimor. Një rezultat i prekshëm për qytetarët në kuadrin e Procesit të Berlinit që tregon se bashkëpunimi rajonal sjell përfitime kur ekziston vullneti politik. Faleminderit Rcc dhe BE për lehtësimin e këtij procesi!”