Statuja e heroit tonë kombëtar, Gjergji Kastrioti Skënderbeu vendoset sot në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit.

Vendosja e bustit është nismë dhe dhuratë e Bashkisë së Tiranës per qytetin e Budapestit, në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që heroi ynë ka pasur me Huniadin.

“Sapo në Budapest, për vendosjen më në fund të bustit të Skënderbeut në Parkun Qendror – dhuratë e @bashkiatirane për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit.”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.