Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me përfshirjen në operacionin “Shpirti” të dy ish-shoqëruesve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Sipas Bashës, nuk ka asgjë të re në të gjithë këtë mes ndërsa shprehet më tej se asgjë nuk lëviz pa lejen e bablokut, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama.
“Tahiri? Bodigardët e Tahirit? Çfarë ka të re ??????? Të gjithë e dinë se asgjë nuk lëvizte dhe nuk lëviz pa lejen e Bablokut !!! Të gjithë”, shkruan Basha në Twitter.





