Milani mundi Brugge 3-1 në xhiron e tretë të Champions League, duke marrë tri pikët e para të sezonit në këtë kompeticion. 

Pas një fillimi të vështirë me pritjet e Maignan për të mbajtur rezultatin në ekuilibër, kuqezinjtë e Fonseca-s e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 34-të me një gol direkt nga këndi i Pulisic.

Më pas Brugge mbeti me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Onyedika.

Pavarësisht kartonit të kuq, belgët vendosën ekulibrin në 1-1 në fillimin e pjesës së dytë me Sabbe.

Gjithsesi vetëm kaq sepse më pas Reijnders u lëshua.

Holandezi, pak sekonda pas daljes së Leaos nga fusha, shënoj për 2-1 në minutën e 61-të. 

Dhjetë minuta më vonë Reijnders tundi sërish në një aksion brilant me një asistim nga Chukwueze, shënoj 3-1. 

Në fund trajneri hodhi në fushë sulmuesin Camarda, i cili u bë italiani më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Champions League, 16 vjeç e 226 ditë.

16-vjeçarit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje në sekondat e fundit.