Bylis ka mposhtur 4 me 0 Teutën në javën e 10-të të Superiores.

Tre pikë që largojnë ballshiotët nga vendi i fundit, që aktualisht mbahet nga Laçi me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Golat u shënuan nga Abazaj, Berko, Ruçi dhe Gjata.

Me këtë humbje, skuadra e Edi Martinit mbetet në vendin e gjashtë.

Asnjë fitore nuk numëron Martini përballë Dedes si trajner.