Një video e publikuar para disa ditësh në rrjete sociale tashmë është bërë virale në të gjithë botën.
“Daily Mail” ka publikuar videon, ku shihet se vogëlushja është e frikësuar dhe qan pasi sheh një person të bardhë.
Momenti është regjistruar nëpër malet Rwenzori në Ugandën perëndimore. Fshati është tepër i izoluar që me sa duket nuk ka shumë vizitorë nga jashtë.
Teksa mundohet të fshihet ajo thotë, “Ai do të më hajë,” ndërsa nuk ndal lotët dhe të tjerët përpiqen ta qetësojnë.
Duket se në fund e vajza fiton besim dhe pranon që personi i panjohur për të t’i flasë dhe t’i prekë dorën.





