Trajnerët e kombëtareve të moshave kuqezi kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 10-të të Superiores, që prodhoi vetëm një fitore dhe katër barazime.
Marco Alia i Skënderbeut spikati këtë javë dhe është zgjedhur si portieri më i mirë.
Ndërkohë në mbrojtje nga krahët janë vlerësuar Erdenis Gurishta i Vllaznisë dhe Lorran i Dinamo City.
Katërshja më e mirë e prapavijës plotësohet nga Milos Stojanovic (Vllaznia) dhe Bruno Telushi (AF Elbasani).
Bylisi ka dy lojtarë në mesfushë, Flamur Ruçin dhe Malomo Ayodeji.
Në këtë repart është përzgjedhur edhe Regi Lushkja i Egnatias.
Në majë të sulmit është votuar Cristian Mba, ndërsa në krahë Ermir Rashica dhe Erich Berko.
Për javën e 10-të si trajneri më i mirë është cilësuar Nevil Dede i Bylisit, pas fitores 4-0 ndaj Teutës në Ballsh.