Kryendeshja e javës në ishull Arsenal-Liverpool, zhvilluar në “Emirates”, u mbyll në barazim 2-2.

Me pikën e marrë “the reds”, zbresin në vendin e dytë pas City-t kryesues.

Por kjo ndeshja ishte e veçantë për sulmuesin e Arsenalit, Bukayo Saka, i cili theu një tjetër rekord për “topçinjtë”. 

Futbollisti anglez, në moshën 23 vjeç e 52 ditë theu rekordin e legjendës Thierry Henry, duke u bërë lojtari më i ri në historinë e Arsenalit që arrin shifrën e 50 golave në Premier League.

Sulmuesi i “Tre Luanëve” numëron në total 62 gola dhe 60 asistime në 237 paraqitje për Arsenalin.

Sa i përket futbollistit që e ka arritur më shpejt shifrën e 50 golave në Premier League, ai është Robbie Fowler, në moshën 20 vjeç e 252 ditë, ndërsa në vendin e dytë, Michael Owen, 20 vjeç e 256 ditë. 

Në këtë renditje të përgjithshme, Saka është i shtati.