Pas derbit Inter-Juve (4-4), Andrea Ranocchia komplimentoi trajnerin Thiago Motta, por deklaroi se “Zonja”, nuk është ende për titull.

“Bardhezinjtë nuk janë ende gati për Scudetton, gara do të rezervohet për zikaltrit, të cilët kanë fituar prej vitesh, dhe Napoli, duke qenë se Conte ka treguar se kush është”, tha italiani.

Ish-mbrojtësi i Interit, duke folur për Pressing në Canale 5, megjithatë vlerëson punën e trajnerit italo-brazilian të Juves: 

“Ai u afrua siç do të kisha bërë unë: ne duhet të rindërtojmë ekipin, ndaj vendos unë. Kushdo që qëndron me mua dhe stërvitet mirë, ai do të luajë, përndryshe emri nuk llogaritet, gjë që mund t’i sjellë përfitime afatgjata”, shtoj ai.

Më pas Ranocchia u ndal te derbi italian: “Nuk e kam parë kurrë një Inter-Juve si kjo, gjithçka ndodhi dhe e kundërta e gjithçkaje. Një ndeshje shumë e çuditshme, një spektakël nga jashtë, u argëtuam por dy skuadrat do të kenë për çfarë të ankohen”.