Shumë gjëra u thanë në Spanjë për komentet e Pedrit se Barcelona po stërvitet më mirë dhe më ndryshe nën urdhrat e Hansi Flick në krahasim me Xavi Hernandez, ku shumë njerëz e morën këtë si ‘sulm’ ndaj teknikut spanjoll.Së fundmi u zbulua nga mediat spanjolle Cadena SER dhe Diario AS se mesfushori spanjoll ka pasur një ‘raport të ftohtë’ me Xavin kjo për shkak të gjendjes së tij fizike.Pedri sezonin e kaluar vuajti shumë nga lëndimit dhe pothuajse asnjëherë nuk arriti që ta kap ritmin e plotë.Gazetari Santi Ovalle ka pretenduar se arsyeja e këtij tensioni ishte për shkak se Pedri kishte menduar se Xavi po e nxiton rikthimin e tij në fushë.

Në të kaluarën po ashtu është bërë e ditur se Pedri kishte mendimin se Xavi i ka thënë drejtuesve të klubit se ai nuk është i paprekshëm dhe se është i gatshëm t’i ndajë rrugët me të për ofertën e duhur.Sidoqoftë, tekniku katalanas më pas thuhet se kishte biseduar në mënyrë private me Pedrin për ta siguruar se kjo nuk është e vërtetë.Këto raportime megjithatë nuk ishin të vetmet të cilat paralajmëruan se raporti mes tyre nuk ishte më i miri ashtu siç ka mundur e jetë drejt periudhës së fundit të Xavit si trajner i Barçës.