Roma pësoi një humbje të rëndë 5-1 në transfertë përballë Fiorentines, një humbje me “manita” që lëkund shumë stolin e trajnerit Juric.
Jo vetëm kjo humbje, por e gjitha ecuria e Romës me Juric në stol ka qenë shumë negative, aq sa verdhekuqtë e shohin veten në vendin e 11-të në Serie A.
Kjo situatë ka bërë që mediat italiane të flasin për një shkarkim të horizont, jo vetëm kaq, por të përditshmet italiane sjelljen dhe një version të bujshëm, ku nuk përjashtohet mundësia për një rikthim të Daniele De Rossit, i shkarkuar pak kohë më parë.
I qartë për situatën që e rrethon u shfaq edhe trajneri Juric pas humbjes kundër Fiores teksa theksoi se hodhën në kosh të gjithë punën e bërë.
Për të renduar akoma më shumë situatën kanë menduar edhe tifozët ultras të cilët i kërkuan publikisht llogari Pellegrinit dhe Mancinit, kapitenit dhe zëvendës kapitenit.
Duke i rikthyer tek opsionet për post Juric, një tjetër ish i famshëm është edhe Claudio Ranieri, por si një zgjidhje provizore.
Në listën e dëshirave të stafit drejtues gjejmë edhe dy emra të mëdhenj si Massimilano Allegrit dhe Roberto Mancini, me ish teknikun “azzurr” që është i lirë pas largimit nga Arabia Saudite.