Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe ato lokale të Durrësit, ku kanë diskutuar për problematikat e ndarjes së hapësirave të plazhit.

Klosi njofton se do të rihapen aplikimet për t’u dhënë një shans të dytë, të gjithë atyre që nuk kanë patur mundësi për të aplikuar deri më tani.

“Ne do na duhet ta mbyllim këtë punë në 3-4 ditë përsa i përket gjithë problematikave që kemi të evidentuara për parcelat e aplikuara, të kemi një aplikim të ri në dy ditët që do të vijnë dhe të kemi një nxitje tashmë nga vet strukturat tona qoftë qendrore qoftë lokale për t’u kërkuar këtyre poseduesve të plazhit aplikim urgjent dhe të kemi një mundësi që të veprojmë shpejt”, u shpreh Klosi.