Teuta nuk shkoj më tepër se një barazim 0-0 kundër Elbasanit, zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”.

Rastet në këtë takim ishin me pikatore, në pjesën e parë portieri Abalora, bëri heroin duke ndalur dy herë Teutën në frymëmarrjet e fundit.

Ndërkohë, Martini u detyra të shkonte në tribunë, pasi mori dy kartona të verdhë dhe rrjedhimisht të kuq për protesta. 

Në pjesën e dytë ishte mbrojtësi Jazexhi, që ndali Ze Gomes të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 92-të, duke larguar një top nga vija fatale dhe gjithçka u mbyll 0-0.

Pas javës së 11-të, Elbasani mban vendin e katërt me 16 pikë, ndërsa Teuta është e pesta në kuotën e 15 pikëve.