Dhjetëra qytetarë durrsakë, kryesisht të rinj, janë mbledhur në sheshin “Liria” të Durrësit për t’iu përgjigjur thirrjes për zhvillimin e një proteste qytetare, thirrje kjo e bërë në rrjetet sociale.

Protesta është kundër ndërtimit të resortit turistik në Zvërnec, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë anulimin e këtij projekti.