Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, si pasojë e goditjes, kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.