Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka lexuar pak më parë vendimin e institucionit që ai drejton, për kryebashkikaun e Mallakastrës Qerim Ismailaj. Prokuroria e Përgjithshme gjeti se para vitit 2000, Ismailaj ishte dënuar në Greqi dhe këtë nuk e kishte deklaruar në formularine  dekriminalizimit.

Në bazë të ligjeve shqiptare, vepra penale për të cilën ai akuzohej njëhsohet me “rrahjen”.

Sipas KQZ, Qerim Ismailaj nuk është në kushtet e ndalimit për të ushtruar detyrën ndaj dhe nuk mund të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut të Mallakastrës.

Deklarata e Ilirjan Celibashit:

Bazuar në nenin 19, të Kodit Zgjedhor, vendos konstatimin se Qerim Ismailaj, kryetar i bashkisë Mallakastër, Bashkia Fier, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji 138, vazhdimin e mandatit të zotit Qerim Ismailaj si kryetar bashkie.

Kundër këtij vendimi lejohet ankimim në KAS brenda 3 ditësh. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Shpjegimi i avokatit

Përfaqësuesi ligjor shpjegoi sot ne seance se Qerim Ismailaj, në vitin 2000, është përfshirë në një konflikt nga i cili ka mbetur vetë i dëmtuar dhe si pasojë ai ka qenë për disa kohë edhe në gjendje kome.

“Nga shpjegimet e dhëna ka qenë thjesht i përfshirë por s’ka dëmtuar askënd por është dëmtuar rëndë si pasojë e dhunës nga persona të tjerë e në gjendje kome ka vijuar mjekimin.

Veprat penale të parashikuara nga kodi penal i Greqisë mund të gjej zbatim vetëm në dispozitën e Kodit Penal të Shqipërisë, dispozitë që parashikon se rrahja e cdo vepër tjetër përbën kundravajtje penale e dënohet vetëm me gjobë.

Subjekti ka qenë në kushte shtrimi spitalor e është operuar në gjendje kome, nga ana e subjektit është shkaktuar dhunë e nuk është person që ka shkaktuar vepër penale.

Subjekti është viktimë e veprës penale dhe jo autori i veprës. Subjekti s’ka marrë asnjë herë dijeni në raport me gjykimin që është ushtruar në mungesë, duke mos i dhënë mundësine e mbrojtjes ligjore. Dënimi i vetëm që mund të jepej nga gjykata shqiptare ëshrtë vetëm dënimi me gjobë.

Subjekti ka pasur hyrje dalje të shumta në shtetin grek e nuk është ndaluar për t’u përgjigjur për veprën penale që akuzohet se dhe vetë shteti grek në materialet që i ka sjellë prokurorisë thotë se s’ka pasur asnjë shkak për të ushtruar ndjekjen se dënimi është konsideruar në mungesë .

Subjekti ka të afërmit e vet në shtetin grek aq më teper në ishullin ku ka ndodhur kjo ngjarje, e në asnjë moment s’është ndaluar nëga autoritetet greke për tu vënë në dijeni apo për tu ekzekutaur ky vendim penal”, tha avokati.