Në seancën e fundit plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektvendimin për zgjedhjen e dy anëtareve zëvendësuese për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerin Publik.
Rozeta Ivanova është zgjedhur anëtare zëvendësuese për pozicionin Komisioner i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa Irena Nino është zgjedhur anëtare zëvendësuese për pozicionin Komisioner Publik.

Ky projektvendim kaloi me 92 vota pro, 4 kundër dhe 9 abstenim, ndërsa kujtojmë se ditën e sotme Kuvendi miratoi edhe zgjedhjen e Armela Krasniqit si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive.