Me përfundimin e javës së 12-të të Abissnet Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare janë mbledhur dhe kanë përzgjedhur edhe për këtë javë formacionin titullar dhe trajnerin më të mirë.

Edhe në këtë xhiro në formacionin e më të mirëve pjesë e ekipit është një lojtar i Teutës.

Mesfushori Matias Lloci, i cili shënoi golin që pati vlerën e një pike kundër Partizanit (1-1), është zgjedhur në formacion. 

Ilir Daja, tekniku i Dinamo City është në piedestalin e trajnerëve më të mirë të kësaj jave, teksa 11-shja titullare është si më poshtë:

Porta më e mirë e javës është gardiani i Vllaznisë, Kristi Qarri. 

Në repartin e mbrojtjes rreshtohen: Jorgo Meksi (Dinamo City) dhe Edison Ndreca (Egnatia) në krahë, teksa qendra e mbrojtjes përbëhet nga Marin Abazaj (Bylis) dhe Samuel Opeh (Laçi).

Tre mesfushorët më të mirë të javës së 12-të janë: Matias Lloci (Teuta), Kleandro Lleshi (Laçi) dhe Regi Lushkja (Egnatia).

Dy krahët e sulmit përbëhen nga titullarët e Dinamo City-t, Baton Zabërgja dhe Dejvi Bregu ndërsa në mes të sulmit qëndron Kevin Dodaj i Vllaznisë.