Qeveria iraniane shprehu indiferencë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet amerikane.
“Nuk ka rëndësi se kush bëhet president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi planet tona janë bërë paraprakisht”, tha zëdhënësja e qeverisë Fatemeh Mohajerani.
Politikanët e lartë iranianë nuk e komentuan fillimisht fitoren e Trump. Të dy vendet nuk ruajnë më marrëdhënie të drejtpërdrejta diplomatike.
Presidenca e mëparshme amerikane e Trump pati një ndikim të madh në Iran, pasi ai tërhoqi Shtetet e Bashkuara te Amerikes nga një marrëveshje bërthamore ndërkombëtare me Teheranin, vendosi sanksione të reja dhe e klasifikoi Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike si një organizatë terroriste.
Megjithatë, është e mundur që Trump tani të hartoj një kurs të ri. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka shprehur shpresën për marrëdhënie më të mira me Perëndimin kur erdhi në detyrë.