Zv.presidentja Kamala Harris ka folur për herë të parë pasi pranoi humbjen përballë presidentit të ardhshëm Donald Trump, i cili fitoi me një rezultat të thellë votash.

“E kam zemrën të mbushur plot. Jam shumë krenare për fushatën që zhvilluam.

Synimi ishte të ngrinim një komunitet nga çdo fushë e jetës për të ardhmen e Amerikës. E bëmë duke e ditur se kemi shumë të përbashkëta se sa pika që na ndajnë. Duhet të pranojmë rezultatet.

Më herët sot fola me Trump dhe e urova për fitoren. I thashë që do ta ndihmojmë gjatë tranzicionit dhe kalimit të pushtetit.

Një parim themelor i demokracisë është se ne e pranojmë humbjen në zgjedhje“, tha Harris.