Protesta para Kuvendit, e zhvilluar kundër projektbuxhetit të vitit 2025, ka përfunduar.
Partia Demokratike zhvilloi protestë përpara parlamentit të Shqipërisë për rreth një orë e gjysmë.
Protesta u mbajt kundër miratimit të projekt-buxhetit të vitit 2025. Në protestë ishin të pranishëm anëtarët e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë.
Gjithashtu kanë qenë të pranishëm edhe shumë pensionistë, duke kërkuar që pensionet të rriten me 20 përqind.
Opozita është kundër miratimit të projekt-buxhetit, duke e konsideruar atë “antisocial”.