Reshjet e dendura të ditës së sotme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në qytetin e Elbasanit.

Raportohet se aksi nacional Librazhd-Elbasan është bllokuar te vendi i quajtur “Kthesat e Murrashit”, për shkak të rënies së gurëve. Një fadromë po punon për largimin e dherave dhe inerteve nga shpati i kodrës.

Në këtë segment problematika e rënies së gurëve është e përhershme kur moti shoqërohet me reshje shiu dhe policia apelon për kujdes gjatë drejtimit të mjetit në keto akse. 

Ndërkohë zonat e thella kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.