Përfshihet nga flakët shtëpia dy katëshe në fshatin Rrushkull, të Durrësit.

Efektivët e zjarrfikëses janë duke punuar për të shuar flakët, të cilat shkaktuan dëme materiale në një godinë pranë mbikalimit, ndërkohë që banorët u alarmuan.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar. Pas vënies nën kontroll të flakëve, zjarrfikësit po punojnë për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit.